I akuzuari për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan dënohet me 15 muaj burgim

24 Qershor 2024 | 13:04

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar të hënën me 15 muaj burgim Nenad Orlloviçin për përfshirje në sulmin e 29 majit në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it.

“Departamenti Special ka vendosur në çështjen penale kundër të akuzuarit N.O, për veprën penale sulm ndaj personit zyrtar dhe pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, tha Gjykata Themelore në një komunikatë për media.

Gjykata tha se në dënim atij do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 23 qershor 2023, kur ishte arrestuar, që nënkupton se ai i kanë mbetur edhe tre muaj burgim për t’i kryer.

Ai u shpall fajtor dhe u dënua me 6 muaj burgim edhe për një akuzë tjetër penale në lidhje me sulmin, por në marrëveshje me gjykatën vendosi ta zëvendësojë dënimin me burgim me dënim me gjobë prej 12.000 eurove, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës e kishte arrestuar Orlloviçin në Mitrovicën e Veriut më 23 qershor 2023, nën dyshimin se kishte marrë pjesë në sulmin ndaj KFOR-it, misionit ushtarak të NATO-s në Kosovë, më 29 maj në Zveçan.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026