Ndeshja me Spanjën| Kurti: Në shkallët e stadiumit dukeshim sikur të ishim vendas
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ndeshjes së djeshme të Kombëtares shqiptare kundër asaj të Spanjës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti shkruan se lojtarët e Kombëtares na bënë krenarë.
Ai shkruan gjithashtu se megjithëse ishte hera e dytë që Shqipëria merrte pjesë në një kampionat europian, në fushën e blertë dukeshim si pjesëmarrës të rregullt, ndërsa në shkallët e stadiumit sikur të ishim vendas.
Reagimi i Kurtit:
Në fushën blu dukeshim si pjesëmarrës të rregullt, jashtë dhe në shkallët e stadiumit sikur të ishim vendas. Ishte vetëm pjesëmarrja e dytë në një kampionat evropian.
Në fund humbëm nga Spanja, tre herë kampione e Evropës dhe një herë kampione e Botës, dhe Italia, dy herë kampione e Europës dhe kampione në fuqi dhe katër herë kampione e botës. Ndërkohë me Kroacinë, nënkampione e Botës në vitin 2018, barazuam në ndeshjen më të bukur të turneut deri më tani.
Ky grup lojtarësh na bëri krenarë. E ardhmja është premtuese. Pritjet që kishim janë vetëm dëshmia më e fortë e standardit që kemi vendosur.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 12:18 Shakira surprizon fansat, kërkon bashkëpunim me Dua Lipën (VIDEO)
- 12:15 Protestuesit kërkojnë një Kryeministër, jo me më shumë se dy mandate! Përgjigjet për herë të parë Taulant Balla
- 12:00 Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
- 12:00 Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 11:58 Balla: Nuk e njohim Sali Berishën si përfaqësues të protestës
- 11:55 Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4