“Asociacionin”, Lajçak: S’do propozoja kurrë diçka që nuk do ta bëja për vendin tim
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke folur për Draftin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ka thënë se kurrë nuk do të propozonte diçka të cilën s’do t’ia propozonte as Sllovakisë.
Në një intervistë për Sbunker-in në kuadër të Podcast “Kosovo Dispatch”, Lajcak ka thënë se s’ka arsye për t’u frikësuar nga Drafti evropian, shkruan Express.
“Më pëlqen diskutimi i cili bazohet në fakte. Pra, është vërtet mirë të flasim për atë që është në dokument. Dhe ju e dini, disa vende të rëndësishme kërkuan nga Qeveria e Kosovës që ta dërgojë këtë draft për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, që sigurisht është mënyra më e mire për të parë se sa ky dokument i plotëson kërkesat kushtetuese”, ka thënë Lajçak.
“Pra, ky është sigurisht, do të thosha, një propozim logjik për Qeverinë. Pra, nuk ka asnjë arsye për t’u frikësuar nga ky dokument, sepse siç thashë, ne do të bënim dhe unë personalisht nuk do të propozoja kurrë diçka që nuk do ta propozoja për vendin tim, ose që e di që nuk do të përmbushë standardet evropiane, vlerat evropiane dhe praktikat evropiane”, ka shtuar më tej ai
Në këtë intervistë për Sbunker-in, Lajçak ka folur edhe për historikun e drafteve që janë bërë publike e që janë prezantuar në Bruksel. Sllovaku ka përmendur draftin e Ekipit Menaxhues, duke thënë se ai s’kishte qenë i pranueshëm as për palën kosovare e as për Bashkimin Evropian.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat