Agjërimi i herëpashershëm ul sheqerin në gjak, ja si ndikon te diabeti…
Agjërimi me ndërprerje mund të ndihmojë njerëzit me diabet të hershëm të tipit 2 të përmirësojnë nivelet e sheqerit në gjak, të humbin peshë dhe të ulin presionin e gjakut, sipas një studimi të ri.
Për testin, afërsisht 400 pjesëmarrës në Kinë ose morën medikamentet antidiabetike metforminë ose empagliflozin ose ndoqën një plan agjërimi me ndërprerje 5:2, në të cilin njerëzit agjëronin për dy ditë jo të njëpasnjëshme të javës dhe kaluan pesë të tjerat duke ngrënë një mëngjes dhe drekë normale dhe duke pasur një vakt zëvendësues për darkë.
Në fund të studimit 16-javor, pjesëmarrësit që adoptuan dietën 5:2 panë një ulje të nivelit të sheqerit në gjak prej 1.9 për qind, krahasuar me 0.3 për qind dhe 0.4 për qind në mesin e atyre që morën ilaçe.
Gjetjet, të publikuara në revistën JAMA Network Open, sugjerojnë se ndërhyrjet në stilin e jetës mund të jenë më efektive se ilaçet për njerëzit mbipeshë me diabet të tipit 2.
Në të gjithë globin, rreth 1 në 10 të rritur – 537 milionë njerëz – ka diabet, sipas Federatës Ndërkombëtare të Diabetit.
Diabeti i tipit 2 është i lidhur me obezitetin dhe aktivitetin e ulët fizik, dhe ndërsa medikamentet si insulina dhe medikamentet për humbje peshe mund t’i ndihmojnë pacientët të menaxhojnë gjendjen, hulumtimet tregojnë se ndryshimet dietike dhe të tjera të stilit të jetesës janë çelësi për reduktimin e rreziqeve shëndetësore.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar