“E kap kriza e epilepsisë, kthejeni majtas” – Mjeku tregon si ta ndihmoni të sëmurin

26 Qershor 2024 | 09:00

Oran Knowlson, një 13-vjeçar nga Britania me epilepsi të rëndë, është bërë pacienti i parë në botë që i është nënshtruar një operacioni për të vendosur një implant truri pionier për të kontrolluar krizat e tij. Neurostimulatori, i cili funksionon duke dërguar sinjale elektrike në tru, arriti të reduktojë krizat ditore me 80%.

Artur Xhumari, shefi i repartit të neurokirurgjisë në QSUT tregoi në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se di duhet vepruar me një person që e kapin krizat e epilepsisë.

Ai u shpreh se nëse një persin me epilepsi humbet vetëdijen, duhet ta kthesh majtas, që nëse vjell të dalë përjashta, që të mos bëjë asfiksi.

“Epilepsinë e shohim, kur e kemi vënë këtë diagnozë kemi parë një të sëmurë që bën herë pas here kriza epilepsie, që është ajo që në popull quhet sëmundja e tokës; papritur bie përtokë, humbet ndjenjat, ndoshta kafshon gjuhën. Kjo quhet një krizë, nëse kjo përsëritet ne themi që ka sëmundjen e epilepsisë. Kriza është e papritur dhe vetëndalon. I sëmuri edukon të afërmit si të sillen nëse e zë epilepsia që janë të thjeshta por jetëshpëtuese; nëse humbet vetëdijen duhet ta kthesh majtas, që nëse vjell të dalë përjashta, që të mos bëjë asfiksi”, tha mjeku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024