Neurologu: Nuk ka ilaç që e ndalon krizën e epilepsisë, as vaji i kanabisit
26 marsi është Dita Kombëtare e Ndërgjegjësimit për Epilepsinë, e njohur edhe si “Purple Day”. Kjo është një përpjekje bazë ndërkombëtare për të rritur ndërgjegjësimin rreth epilepsisë, një gjendje neurologjike që prek gati 50 milionë njerëz në mbarë botën.
Neurologu Altin Kuqo tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se nuk ka asnjë ilaç që e ndalon krizën e epilepsisë, përfshirë mjekime të përfolura alternative si vaji i kanabisit.
“Epilepsia është një sëmundje e trurit, në krizë pacienti nuk ka medikament që e qetëson (as vaji i kanabisit). Kriza do bëjë punën e vet, është e provuar shkencërisht. Kriza zgjat disa minuta, jo gjysmë ore, nëse zgjat kaq gjatë është në fazë reanimacioni dhe duhet intubuar. Kur e shohim një pacient në krizë epileptike duhet vetëm të kujdesemi që të mos lëndohet, për faktin që të mos rrëzohet e të godasë kokën, të mos bjerë në rrugë e ta shtypë makina”, tha mjeku.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mbi 50 mln njerëz vuajnë nga epilepsia, sot dita për ndërgjegjësimin
- Duhet t’i japim një objekt metali dikujt me epilepsi? Ja çfarë thotë mjeku?
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 16:06 Gjykata merre vendimin, gruaja e kryeministrit spanjoll do të dalë në gjyq për akuzat për përvetësim
- 15:56 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 15:34 “Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
- 15:27 Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll
- 15:19 Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore
- 15:15 Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)