“Mos hani darkë pas orës 18:00”- Mjekja tregon pse duhet stomaku bosh në gjumë

26 Qershor 2024 | 10:09

Mjekja Aurora Dollenberg është shprehur se është mirë që të mos hamë ushqim para se të flemë.

Komentet Dollenberg i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se vakti i fundit i ditës nuk duhet të konsumohet më vonë se ora 18:00.

Ajo tha se nuk është e këshillueshme që yndyrnat dhe sheqernat të qëndrojnë gjatë gjithë natës në stomak.

“Modeli i dytë shumë i pranuar nga shkenca dhe feja është ai 16 me 8 që e quajmë. 16 orë duhet të bëjmë pauz, të mos marrim ushqim dhe 8 orë të ushqehemi. Në këtë 8 orësh mund të hamë gjithçka që duam. Edhe nga ana kalorike nuk bëhet ndonjë diferencim i madh, sepse supozohet që në këtë 8 orësh 2 vakte mund të marrim, që është e këshillueshme.

Nëse vakti i fundit i ditës do të jetë ora 17:00 dhe mëngjesi do të jetë ora 09:00, atëherë e kemi plotësuar intervalin prej 16 orësh. Ne në oraret para gjumit duhet të evitojmë marrjen e ushqimit, që trupi të kalojë në atë gjendjen ‘off line’.

Pra nuk duhet që sheqernat apo yndyrnat të qëndrojnë gjithë natën në stomak. Është e këshillueshme që pas orës 18:00 kur kemi marrë vaktin e fundit të ditës, të bëhet edhe një shëtitje tretëse. Pra të përpiqemi që jo me stomakun plotë të shkojmë në shtrat”, tha Dollenberg.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024