I zhdukur prej 2 ditësh, gjenden në liqen sende të 32-vjeçarit. Çfarë dyshohet…

27 Qershor 2024 | 16:42

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh. Dyshohet  se një person është mbytur në liqenin e Banjës. Konkretisht buzë liqenit të Banjës, në afërsi të fshatit Qerret janë gjetur disa sende që mendohet se i përkasin një 32-vjeçari. Ky i fundit rezulton i zhdukur prej dy ditësh.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikësja të cilët po kontrollojnë në zonë për të gjetur trupin e 32-vjeçarit i cili dyshohet të jetë e mbytur. Drejt vendit të ngjarjes kanë mbërritur edhe polumbarët të cilët po bëjnë kontroll të zonës.

Shpallet i zhdukur bariu 32 vjeç I. Brahimi nga fshati Pishaj. Familja dyshon se mund te jete mbytur ne liqenin e Banjës. Ende nuk kane mbërritur palombarët për kërkimet.

32-vjeçari thuhet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026