Kampionati i badminton në Korçë, marrin pjesë 30 sportistë vendas dhe të huaj

30 Qershor 2024 | 17:38

Për të 8 vit me radhë në Korçë organizohet kampionati ndërkombëtar i Badminton. Këtë herë sportistët e ardhur nga Turqia, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe lojtarë nga Korça kanë zhvilluar një kampionat tejet interesant. Presidenti i federatës shqiptare të Badminton Mishel Pili ka bërë të ditur se ky sport nuk po gjen përhapjen e duhur në Shqipëri, shkak mungesa e terreneve.

“Badminton në Shqipëri është një sport i ri. Fatkeqësisht ai është praktikuar vetëm në qarkun e Korçës, kemi 3 ambiente gjithashtu Pogradeci ka nisur mirë. Në bashkëpunim me bashkinë janë gati. Kemi bërë përgatitje për mësuesit. Me vjen keq sepse nga Tirana kam shumë njerëz që duan të marrin pjesë por mungojnë ambientet dhe mundësia e futjes është shumë e vështirë “,-tha Mishel Pili.

Afrim Morina, një nga trajnerët e këtij sporti në Kosovë ndryshe nga presidenti i federatës shqiptare të Badminton thotë se në Kosovë ky sport po lulëzon më shpejt.

” Badminton në Kosovë filloi në 2018, mund të themi se kemi bërë një sensibilizim të mirë, janë rritur numri i lojtarëve, klubeve, fillim i mbarë në shkolla e organizatore te këtij sporti. Është socializmi i tyre, njohja me shtetet e tjera, kjo që bëhet në Shqipëri është turne jashtëzakonisht i mirë “.

Xhorxhi Qafzezi sportisti nga Korça ka disa vite që merret me këtë sport por tregon se nuk e sheh veten në vazhdim brenda këtij sporti për shkak të mungesës financiare.

” Unë kam 9 vite që praktikoj këtë sport, është pjesë e jetës time. Janë të paktën 6 profesionistë këtu në Korçë. E kam pasion por nuk e shoh në të ardhmen si lojtar profesionist kam qëllime të tjera. Është vështirë”.

Në këtë kompeticion morën pjesë rreth 30 sportistë të cilët kanë garuar në gara teke dhe çift.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026