Tenton të vetëvritet 17-vjeçari, policia e shpëton

1 Korrik 2024 | 14:27

Policia e Shkodrës ka arritur të parandalojë një ngjarje të rëndë mesditën e kësaj të hëne në Shkodër. Një i mitur, 17- vjeçar ka tentuar të vetëhidhet nga kati i 6 i pallatit ku jetonte.

Për fat të mirë kjo ngjarje u parandalua. I mituri u shoqërua në spital, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore.  17-vjeçari mësohet të ketë probleme shëndetësorë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:15, të datës 01.07.2024, menjëherë pas njoftimit se një i mitur po tentonte të vetëhidhej nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, në lagjen “Skënderbeg”, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, u parandalua kjo ngjarje, si dhe u shoqërua në spital, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore, 17-vjeçari me probleme shëndetsore.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026