“Kemi nisur negociatat për koalicionin”/ Basha zbulon si do garojë në zgjedhje

1 Korrik 2024 | 21:08

Lulzim Basha tha në një intervistë për Euronews Albania se grupimi që ai drejton ka nisur negociatat për koalicionin me të cilin do garohet në zgjedhjet e 2025.

Ai theksoi se beteja e tyre mbetet që logoja të mos njolloset për interesa personale të dikujt që siç tha “sot ka akuza nga sistemi i drejtësisë dhe aleati ynë strategjik”.

“Beteja jonë është që logoja të mos njolloset me interesa personale të dikujt që sot ka akuza nga sistemi i drejtësisë dhe aleati ynë strategjik. 34 vjet pas rënies së komunizmit nëse trajton politikën si kombëtaren do dalësh me këpucë të kuqe, politika nuk është tifozeri, ndryshe mos u qaj kot. Politika është mision për t’i shërbyer interesit publik dhe ne sjellim një ndryshim total nga ai që ofron tregu i politikë së vjetër. Kur vjen puna te kodi zgjedhor, aleanca është shumë më e gjerë, qëndrojmë për ato që u interesojnë qytetarëve, jemi për listat e hapura. Kemi nisur negociatat, aktualisht ka formën e një koalicioni për kodin zgjedhor, por do strukturohet, shumë shpejt do shtrihet në një koalicion substantiv, ku do të merren parasysh interesat e vendit, por pa humbur identitetin si e djathta e re dhe e munguar në vend”, tha Basha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026