Ndeshjet e fundit të 1/8, Holanda përballet me Rumaninë, Austria me Turqinë
Në të shkuarën nuk ka qenë problem fitorja ndaj Rumanisë, por llogaritë në 1/8 e Euro 2024 bëhen ndryshe, me Holandën e cila synon fazën çerekfinale.
Pasditen e kësaj të marte 2 skuadrat përballen me njëra-tjetrën në Allianz Arena, ndërsa gjykimi i është besuar Feliks Zwayer. Përballjet e mëparshme kanë parë si fitues tulipanët, ndërsa dueli i fundit mes tyre daton ën 2017, në një miqësore të fituar 3-0 nga holandezët. NË 2008-ën ekipet u përballën në kampionatin evropian, aty ku trajneri Van Basten fitonte 2-0 me golat e Huntelaar dhe Van Persie.
Edhe këtë të martë favorite është Holanda, e cila vjen pasi u mposht nga Austria, ndërsa Rumania barazoi 1-1 me Sllovakinë. Në mbrëmje luhet dhe përballja tjetër, ajo mes Austrisë dhe Turqisë, e cila është një fotokopje e asaj të pak muajve më parë, e fituar nga austriakët në shifrat 6-1.
Austria ka 9 fitore në të gjitha kompeticionet ndaj turqve, me këta të fundit me 7 triumfe e 1 sfidë e mbyllur në barazim.
Në këtë edicion të kampionatit evropian të dyja kanë treguar formë fantastike, Turqia që mposhti së fundmi Çekinë, ndërsa Austria Holandën.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 09:13 Lufta në Ukrainë, Trump vlerëson Zelenskyn: Po ia del mjaft mirë, po i reziston luftës me Rusinë
- 09:05 Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?
- 09:05 Garda Revolucionare paralajmëron anijet: Do marrim masa nëse kaloni pa leje në Ngushticën e Hormuzit
- 08:54 Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal
- 08:50 Zvicra mposht Kanadanë 2-1, kualifikohet si kryesuese e Grupit B
- 08:45 Helmohen disa studentë në Akademinë e Sigurisë, nisin hetimet