“S’rrihet me një dorë në ballkava, një në revani”,Kulluri: Duhet projekt politik

3 Korrik 2024 | 20:35

Ish-sekretari për marrëdhëniet me publikun në Partinë Demokratike ishte këtë të mërkurë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se çështja e rekursit për vulën e PD rrezikon të mbajë elektoratin të paqartë.

Ai tha se duhet të vazhdohet me projektin politik, pasi nuk mund të rrihet më ‘me një dorë në revani e një dorë në bakllava”.

“Këtu ka njerëz që kanë një qasje të përafërt me mua, që duhet një parti politike urgjent. Që të vazhdojë projekti politik, ne kemi nevojë për përfaqësim. Ne përfaqësim me parashtesën ish nuk mund të kemi. E dyta duhet qartësi për tërheqjen e grupit parlamentar të deputetëve që duan të vazhdojnë këtë rrugë. As kjo nuk po ndodh.

Këtu duhet të merret një vendim edhe si grup njerëzish edhe si grup parlamentar. Të jenë të qartë. nuk mund të rrihet në politik me një dorë në bakllava e një dorë në revani. Nuk mund të vazhdohet kështu, sepse kjo përcjell mesazhin më të keq. Kjo fatkeqësisht krijon bindje, krijon kushte që një pjesë e njerëzve që duan të vazhdojnë me pragmatizëm në politik, mund të shkojnë edhe te ata qaë ne i kemi kundërshtuar si model”,-tha Kulluri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026