“Mungon besimi”,Armakolas: S’ka përmirësim në nivel politik mes Greqisë e Shqipërisë

3 Korrik 2024 | 22:32

Profesori grek Ioannis Armakolas, ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ku tha se tashmë situata sociale për shqiptarët në Greqi është përmirësuar ndjeshëm, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për situatën politike.

Sipas një sondazhi 70% e grekëve mendojnë se qeveria shqiptare nuk i respekton të dretjat e minoriteteve në Shqipëri , 38.5% kanë përshtypje negative për Shqipërinë, kjo sipas profesorit Armakolas vjen si mungesë e besimit mes qeverive të dy vendeve.

“Nuk do thoja mapulim. Unë do thoja se aty ku qytetarët kanë eksperienca të drejtpërdrejtë ata e bëjnë vetë dallimin. Kur i shohin gjërat përmes medias, aty problemet e politikës theksohen më shumë e marrin më shumë vëmendjen e njerëzve.

Të jem i sinqert në nivel politik gjërat nuk janë përmirësuar dhe aq shumë. Për dy vende që janë anëtare të NATO-s, vende fqinje që kanë marrëdhënie sociale dhe ekonomike, që kanë lidhje të të gjitha llojeve, nuk mendoj se marrëdhëniet në politikë janë përmirësuar shumë. Ka një mungesë të madhe besimi mes dy vendeve, qeveria shqiptare nuk i beson qeverisë greke dhe qeveria greke nuk i beson qeverisë shqiptare. Kjo reflektohet edhe në sondazhe”,-tha profesori.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, studiuesi Auron Tare shpjegoi se pse i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të...
22:34 | 23/06/2026

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026