Pse s’po diskutohet më çështja Çame? Meçollari: Si u hoq nga axhenda e bisedimeve

3 Korrik 2024 | 22:52

Artur Meçollari, ish-komandant i Forcave të Armatosura ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ku foli për njohjen e çështjen çame në Greqi.

Sipas një sondazhi të realizuar në vendin grek, 50% e qytetarëve nuk e njohin çështjen çame. Meçollari tha se ka një rënie të interesit për njohjen e çështjes çame në Greqi. Sipas tij në Greqi, media e merr çështjen çame nga qeveria e vendit të saj.

“Deri në 2019, çështja çame ka qenë pjesë e axhendës. Diskutohej në nivele dypalëshe, ka qenë edhe pjesë e deklaratave dhe konferencave të përbashkëta. Pas 2019, çështja çame po të marrësh deklaratat e ministrave të jashtëm, nga 2017 deri në kohën kur ishte Ditmir Bushati, është ngritur si çështje dhe është trajtuar edhe në bisedime bilaterale. Kjo ka ndodhur për shkak të pozicioneve që kanë pasur qeveritë.

Deri në 2019 kryeministër ka qenë Aléxis Tsípras e në fund të 2019 erdhi Mitcotakis. Tsipras e lejonte diskutimin se qeveria e tij ishte më liberale dhe në atë periudhë kishte edhe probleme të tjera, vazhdonte kriza financiare dhe më e rëndësishmja, Greqia ishte në konflikt me Turqinë.

Kjo klimë solli marrëveshjen detare që u ndërpre. Pas ardhjes së Mitcotakisit, çështja çame dhe marrëveshja detare u hoq nga axhenda e diskutimeve. Duke mos u diskutuar nga të dy qeveritë e duke mos u ngritur më edhe në media, kjo çështje filloi të zbehej. Ndaj edhe numri që janë në dijeni për çështjen çame është më i ulët se në 2019.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, studiuesi Auron Tare shpjegoi se pse i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të...
22:34 | 23/06/2026

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026