Gazetari zbardh përgjimet që “fundosën” Beqajn: 500 mijë euro para të abuzuara

4 Korrik 2024 | 21:44

Gazetari Eni Ferhati, i ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin tha se hetimet për Ilir Beqaj  kanë nisur që vë verën e 2023, përpara se ai të jepte dorëheqjen.

Ai shprehet se kaq qenë përgjimet që kanë bërë SPAK të dyshojë për afera korruptove dhe abuzim të postit.

Sipas gazetarit Beqaj ka abuzuar rreth 500 mijë euro vetëm në 8 praktikat e dokumentuara deri më tani nga SPAK.

“Për këtë hetim të SPK jemi vënë në dijeni fundi vitin e kaluar, ku u shtruan disa kontrolle dhe ndër vendimet që lëshojmë gjykata ishte dhe kontrolli personal dhe i banesës së shtetasit Ilir Beqaj. Sipas informacioneve bëhet me dije se përgjimet kishin nisur disa muaj para se zoti Beqaj të jepte dorëheqjen. Kështu që ai ka qenë duke u hetuar paralelisht për të dyja çështjet që tashmë ka dy dosje penale të veçuara. Nga një përgjim i datës 2 gusht 2023, bashkëpunëtori i tij i dytë  Ermal Kurtulaj që sot është gjithashtu me të njëjtën masë, komunikon me një shtetas tjetër: ‘Shpejt se ikën Iliri dhe duhet firmosur ca letra prandaj po të them’, nga kjo bisedë thotë SPAK krijohet dyshimi se faturat ishin fiktive për të justifikuar shumën në faturë, 35.200 euro. Tashmë zyrtarisht thuhet se vetëm 8 praktika të dokumentuara deri më tani ku është abuzuar tenderat apo prokurimet, dhe janë rreth 500 mijë euro para të abuzuara në vetëm këto 8 procedura”

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026