Beqaj akuzë edhe për mashtrim! Zbardhet dosja, SPAK: Në përgjime i referohen ‘Likja’
Ilir Beqaj u paraqit këtë të premte në Gjykatën e Posaçme bashkë me ish-vartësin e tij në Agjensinë e Menaxhimit të Donacioneve të huaja, Ermal Kurtulaj dhe administratorët e kompanive të përfshira në skemën e abuzimit me faturat fiktive, por seanca për vlësërimin e masave të sigurisë nuk u zhvillua.
Shkak u bë kërkesa e avokatëve për t’u njohur me aktet voluminoze të SPAK duke iu dhënë 24-orë kohë nga GJKKO. Por krahas akuzave për korrupsion, fshehje pasurie, shkelje e barazizë në tendera, Beqaj akuzohet edhe për mashtrim me pasoja të rënda që sipas kodit penal vetëm për këtë vepër ai rrezikon deri në 10 vite burg. Në përgjimet e reja në funksion të këtij hetimi ku janë transkiptuar bisedat e personave të tjerë të dyshuar, SPAK thotë se Ilir Beqajt i referohen si “Likja”, ku në biseda përmendet dhe nisma “Open Balkan”, ku ish ministri pretendohet se ka qenë në Beograd.
“Likja i ka të gjitha dhe çdo gjë e vendos Ermali”, është një tjetër transkiptim i rendidur nga SPAK në kërkesën për burgosjen e Beqajt. Po ashtu rezulton se për këtë dosje gjyqtarja e hetimit paraprak Rudina Palloj pranoi pjesërisht kërkesën e SPAK dhe caktoi vetëm 3 masa “Arrest në burg”, 2 të tjerë i la në masën “Arrest në shtëpi” dhe dy në masë më lehtësuese “Detyrim paraqitje”. Madje GJKKO ka rrezuar kërkesën e SPAK për të vendosur masë sigurie për shtetasen Marinela Jazoj e dyshuar për korrupsion.
AKUZAT E SPAK PËR ILIR BEQAJN
-Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror
-Mosdeklarim dhe fshehja e pasurisë
-Mashtrim
-Shkelje e barazizë në tendera
Të shtunën sërish para GJKKO do dalin Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla me masë “Arrest në burg”, Elton Marini me masë “Arrest në shtëpi”, dhe Bledar Leka e Bjona Ziaj me masë “Detyrim paraqitje”. Ndërkohë për biznesmenin Gazmend Haxhia me masë “Arrest në shtepi”, vendimi nuk është ekzekutuar pasi rezulton të jetë larguar disa ditë më parë jashtë vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik