Avokati nga Italia: Jo vetëm shqiptarët, çdo vit largohen 70 mijë italianë, por..
Për një punë, pagë apo dhe jetesë më të mirë, shqiptarët zgjedhin gjithnjë e më shumë të largohen nga vendi.
Censi 2023 nxori në dukje se rreth 50 mijë shqiptarë largohen mesatarisht, shifra më e lartë e 8 viteve të fundit. Ndërsa rikthimet nga viti në vit janë përgjysmuar.
Avokati Gentian Alimadhi tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se largimi nga vendi nuk është vetëm fenomen shqiptar.
Ai tregoi se çdo vit 70 mijë italianë largohen nga vendi i tyre.
“Në të gjitha kohërat kanë njerëzit lëvizur, problemi te ne është se lëvizin për arsye jetike. Edhe evropianët lëvizin, por në tjetër kontekst, brenda familjes së tyre të madhe, që ne ende nuk i përkasim. Statistikat e italianëve tregojnë se në vit lënë vendin 70 mijë italianë, në 60 milionë, te ne largohen 50 mijë në vit në 2 milionë. Njerëzit që largohen dhe vijnë në studion time pyesin ‘dua të bëj letrat në Itali’ dhe unë i pyes pse po largoheni. Po ikën shtresa e mesme, problemi i politikës dhe që nuk i falet është se po zhduk shtresën e mesme dhe të gjithë po thonë po ikim për fëmijët”, tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij