“Keni nëna, keni motra”/ Debate në Komisionin TIMS, mazhoranca largohet nga mbledhja

10 Korrik 2024 | 10:58

Mbledhja e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS është shoqëruar me debate mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës.

Deputetet e PS kanë kërkuar 5 minuta pushim dhe janë larguar nga mbledhja për shkak të fjalorit të të papërshtatshëm të përdorur nga deputetët e opozitës dhe kryetari i Komisionit, Ervin Salianji.

“Nuk flitet kështu, keni nëna, keni motra në shtëpi”, i drejtua deputetja e PS, Gjylameti përfaqësuesve të opozitës para se të largohej nga mbledhja.

Deputeti i Partisë Socialiste Toni Gogu u përplas me kryetarin e komisionit Ervin Salianji lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Ju s’e keni lexuar fare vendimin, ju nuk respektoni rregulloren e kuvendit sepse ka një trup të përcaktuar qartë që shqyrton vendimin e GJK. Nëse ligji do ishte në kundërshtim me kushtetutën do të ishte shfuqizuar”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026