English

Debate në komisionin TIMS/ Salianji e ironizoi, Ardi Veliu: S’kam ardhur të talleni

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Është mbajtur këtë të martë mbledhja e radhës e komisionit hetimor TIMS.

- Advertisement -

Pas dëshmisë se Vlora Hysenit, paraqitet edhe Ardi Veliu. Ky fundit gjithashtu ka bere kërkesë qe dëshmia te jepet me dyer te mbyllura, pa praninë e  mediave. Këtë kërkesë ai e ka bër ëduke pretenduar se ka sekrete të cilat mund të

“Kërkoj që në mbledhjen e komisionit hetimor të përjashtohen publiku dhe media pasi do të deponohen të dhëna, të cilat kanë të bëjnë me jetën personale të dëshmitarëve dhe të palëve të treta. Publiciteti mund të shpërndajë të dhënat që duhen të mbeten sekret në interes të shtetit”,-tha Veliu.

Kjo kërkesë e tij nxiti debate e shkaktoi batuta në sallë, pasi në përfundim të fjalës së tij, Qefalia tha “shumë mirë e lexoi”, kjo thënie e tij u prit me të qeshura nga kryetari i komisionit Ervin Salianji, gjë që shkaktoi debate në komision.

Pjesë nga debati:

Ardi Veliu: Nuk kam ardhur të tallesh as ti askush këtu.

Ervin Salianji: Nuk e keni fjalën ju. Kur ta keni fjalën. Atëherë do të flasësh

Ardi Veliu flet pa mikrofon

Ervin Salianji: Zoti Qefalia do ta ketë ngaqë ka dyshim që dini të shkruani apo të lexoni. Me këtë gjuhë fol ndonjë vend tjetër. Bëjeni diku tjetër ku jeni mësuar.  Kur e drejtoj unë komisionin nuk e bën dot.

Ardi Veliu flet pa mikrofon

Ervin Salianji: Ti je lesh I tërë në këtë rast. Ti je kokë e këmbë lesh. Nëse ti je analfabet nuk e kemi fajin ne. Përpara meje e këtij komisioni rri me qetësi, drejtoju e përgjigju.

Toni Gogu: Nuk na kanë dhënë të drejtën të ofendojmë

Në nisje të mbledhjes palët u përfshinë nga një debat për shkak të mungesës së Hysenit në mbledhjen e kaluar të 26 qershorit, pasi ndodhej në Bruksel për takime në selinë qendrore të NATO-s. Vetë Hyseni u kujdes të sqarojë arsyet e mungesës, duke hedhur poshtë këtu deklaratat e kryetarit Ervin Salianji se ndodhej në Beograd.

“E kishim të pamundur paraqitjen në datë 26 për shkak të një angazhimi të detyrueshëm të konfirmuar muaj më parë, lidhej me dy arsye madhore, takimi me asistentin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për inteligjencën për të diskutuar për çështje të sigurisë rajonale dhe për të diskutuar për angazhimin e SHISH në kuadër të inteligjencës së NATO-s.

Një angazhim tjetër ishte paraqitja e drejtorit të SHISH në samitin e NATO-s në Uashington që pritet të mbahet me 10 korrik. Në asnjë rast SHISH apo drejtori nuk i është shmangur raportimit para komisionit. Kërkoj që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura, duke pasur parasysh se flitet për problematika që lidhen me sigurinë kombëtare. Të mbrohen të dhënat e klasifikuara”, tha Hyseni.

LEXONI GJITHASHTU:

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?