Ilir Meta i bashkohet protestës te Kryeministria: Populli, uragan i pandalshëm
Presidenti i Partis së Lirisë, Ilir Meta, pas mbledhjes me këshillin drejtues të partisë së tij, ka nisur marshimin drejt Kryeministrisë.
I pyetur nga gazetarja e Euronews Albania, Esiona Konomi se për çfarë po proteston opozita sot, Meta tha se është vullneti i popullit për të rrëzuar atë që ai e quajti “narko-shtet”.
Pjesë nga intervista:
Ilir Meta: Kërkojmë shporrjen e narko-shtetit që vjedh edhe lekët e ilaçeve të atyre që vuajnë me tumor, vjedh racionet e jetimëve të Shqipërisë. Kanë shkatërruar fshatin, bujqësinë çdo gjë.
Gazetarja: Është matje force apo protestë për një rezultat të caktuar?
Ilir Meta: Është një uragan i pandalshëm. Fuqia e popullit ëhstë e pandalshme.
Gazetarja: A është e interesuar Partia e Lirisë për një qeveri teknike?
Ilir Meta: Partia e Lirisë është e interesuar për të shporrur regjimin kriminal të Edi Ramës, të inceneratorëve, regjimin e Ramoviçit që ka asgjësuar çdo interes kombëtar dhe kërkon të rrijë në pushtet përmes lobimeve anti-shqiptare.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
- 22:20 Iranianët “janë varfëruar”, teksa lufta po e shkatërron ekonominë
- 22:05 Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
- 22:01 Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini
- 21:40 Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu