Ëndrra e thyer e Mexhit Haxhiut, futbollisti që regjimi e përjashtoi nga Kombëtarja
Talentet e viteve 60-70’ në futboll ishin të shumtë, por regjimi komunist përveçse nuk i mbështeste, por i fuste në sitë për të gjetur “njolla në biografi” me qëllim denigrimin e tyre.
I tillë ishte edhe Mexhit Haxhiu nga Vlora, që dikur ishte një ndër talentet e kohës. Ai ishte vetëm 20-vjec, kur nisi të luante te Partizani.
Brohorima e tifozëve e karikonte Haxhiun, i cili sot edhe pse 80-vjeç, i kujton ato çaste me nostalgji.
“Fjala gol, utërinte në gojën e tifozëve dhe mua më ngrinte si katapult përpjetë, e habitshme, dhe më e bukura ishte kur unë pastaj e shoqëroja me golin tjetër”, tha Haxhiu.
Mexhiti ruan edhe kujtime të bukura nga ajo kohë. Për të, shtysa më e madhe ka qenë trajneri I skuadrës ku luante.
“Trajnerët e mi të parë kanë qenë Vasillaq Ndini, ishte një metodist i mrekullueshëm”, tha Haxhiu.
Edhe pse regjimi shpesh e pengonte të shpaloste vlerat në fushën e blertë, këmbëngulja ishte një ndër veçoritë e tij. Falë punës së pa lodhur arrit të futej në kombëtaren e futbollit, por një karton i kuq jashtë fushe nga regjimi i kohës, bëri që më shumë të punonte me dertyrim se të luante futboll.
“Arsyeja politike e kohës ndikonte negativisht, aq sa në një periudhë të caktuar mua më largojnë nga sporti, dhe që atë ditë unë ikja dhe stërvitesha në plazhin e vjetër, dhe aty me skelarët që ishin dashamirës të futbollit ç’kishin dhe dëshirën e madhe të luanin me një ish futbollist, Mexhit më thotë, të ka djegur ajo kolloqifja luftë e klasave më thotë”, tha ish-futbollisti.
Mexhiti ka botuar edhe një libër të titulluar “Kartoni i kuq…”, një dokument historik mbi jetën dhe aktivitetin e tij, kuy shpalosen të gjithë vështirësitë në rrugën sportive për shkak të përndjekjes në kohën e komunizmit. Përpos të gjitha vështirësive ai arrit të shpallej “Futbollist i Shekullit”, “Mjeshtër i Madh” dhe “Nderi i Qytetit të Vlorës”.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq