Bardhi flet pas mbledhjes së Grupit të PD, zbulon propozimin e miratuar
Ditën e sotme është mbajtur mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Pas përfundimit të mbledhjes, kreu i grupit, Gazment Bardhi, ka treguar në një dalje për media detaje nga ajo se çfarë është diskutuar në mbledhje.
Bardhi tha Grupi Parlamentar ka miratuar propozimin e kolegëve që janë përfaqësues të opozitës në grupin e dialogut sa i takon reformës zgjedhore.
Sipas Bardhit, në fokus të diskutimeve ishte depozitimi i propozimeve ligjore të opozitës sa i takon zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për votën e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
“Çështja që mori pjesën dërmuese të diskutimeve, grupi parlamentar ka miratuar propozimin e kolegëve që janë përfaqësues të opozitës në grupin e dialogut sa i takon reformës zgjedhore. Në fokus të diskutimeve ishte depozitimi i propozimeve tona ligjore sa i takon zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për votën e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Për ne ajo është një çështje prioritare, ka gjithë mbështetjen e grupit të PD dhe besoj që zgjidhja që kanë dhënë përfaqësuesit tanë përmes draftit të prezantuar sot në grupin e dialogut është zgjidhja më e mirë dhe që siguron votë për secilin qytetar shqiptar që jeton jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Kolegët ngritën edhe çështje që do të mbahen në konsideratë gjatë ditëve që kanë mbetur nga ky sesion”, tha Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve