Kolegji Zgjedhor miraton afatet ligjore për zgjedhjet në Himarë

17 Korrik 2024 | 20:56

Kolegji Zgjedhor miratoi të mërkurën afatet ligjorë për procedurat administrative te zgjedhjeve lokale në Himarë, pas ankimit që bëri PS për mungesën e vendimmarrjes nga ana e komisionit rregullator të KQZ javën e shkuar.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkinë Himarë të 4 gushtit fillon më datë 27 korrik.

“Koalicionet zgjedhore duhet të paraqesin në KQZ kërkesën për regjistrimin si koalicion për zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë jo më vonë se ora 12:00 e datës 24.7.2024. KQZ-ja kthen për plotësim dokumentacionin brenda 2 (dy) orëve nga dorëzimi. Partitë politike paraqesin dokumentacionin e korrigjuar brenda orës 18.00 të datës 24.7.2024. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miraton kërkesat për regjistrim brenda 3 (tre) orëve nga ridërgimi i dokumentacionit.

Dokumentet e kandidimit paraqiten në KZAZ jo më vonë se ora 16.00 e datës 25.7.2024. KZAZ-ja bën verifikimin e tyre, jo më vonë se 4 (katër) orë nga paraqitja, dhe në rast se vëren parregullsi, i kthen për plotësim. Dokumentet e plotësuara duhet të riparaqiten jo më vonë se ora 12.00 e datës 26.7.2024. KZAZ-ja merr vendim jo më vonë se 4 (katër) orë nga riparaqitja e tyre.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkinë Himarë, fillon më datë 27.7.2024”, janë disa nga afatet e miratuara nga kolegji.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026