Pse u bllokuan bankat dhe aeroportet në gjithë botën? Flet eksperti i IT
Kanalet televizive, aeroportet dhe banka të mëdha anembanë botës janë duke u përballur me ndërprerje masive të internetit.
Eksperti i IT, Toni Kallanxhi tregoi në një intervistë për Euronews Albania se bëhet fjalë për rënien e një prej aplikacioneve më të mëdha të shoqërisë më të madhe të mbrojtjes nga sulmet kibernetike.
Ai u shpreh se nuk përjashtohet mundësia që të bëhet fjalë për një sulm kibernetik por ky është një informacion shumë konfidencial të cilin kompania nuk e bën publik për të mos përhapur panik.
Sipas ekspertit, nëse bëhet fjalë për një sulm kibernetik mund të ketë rrjedhje dhe kopjim të të dhënave.
“Ka kaluar down një nga aplikacionet më të mëdha që quhet Flacon Sensor të një kompanie që monitoron të gjitha sulmet kibernetike dhe flitet që është një ‘bug’, sulm kibernetik, këto informacione mbahen gjithmonë konfidenciale, flitet që sulmi është në disa shtete të botës, që nga Australia, Britania e Madhe dhe një pjesë në eBay, Amazon dhe Instagram. Duke qenë se kompjuterët janë windows server kur një morsë sigurie bie, bie gjithë sistemi. Ndoshta edhe kompanitë vetë nuk e pranojë që janë sulmuar se po të jenë sulmuar i bie që janë marrë të dhëna, janë kopjuar të dhënat. Kompania në fjalë është nga më gjigantet në botë dhe këtu ka shumë pikëpyetje a kanë rrjedhur të dhëna nga sistemet”, tha eksperti.
LEXONII GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës