Ish-shefi i Shërbimit Sekret: Ja ç’do ndodhë shpejt me “botën serbe”

20 Korrik 2024 | 09:11

Ish-ambasador i Shqipërisë në NATO dhe ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se bota serbe e proklamuar është vetëm një propagandë për të mbajtur të gjallë frymën e nacionalizimi dhe shovinizmit që është tipike për vende autoritare si Serbia.

Sipas tij, Serbia nuk ka asnjë strategji kundër Perëndimit se nuk do të ishte e aftë të përballej me të në asnjë rrethanë dhe po e përdor botën serbe për qëllime politike.

“Sistemet autoritare preferojë të kenë flamur të betejës nacionalizmin dhe shovinizmin, unë mendoj që nuk kanë një strategji kundër Perëndimit se nuk kanë këllqe të përballen me të. Në këtë rast po i japim mesazh botës që jemi të bashkuar, që nuk e harrojmë kurrë Kosovën dhe në këtë rast mesazhi është për Kosovën, meqenëse thonë që Kosova është djepi i Serbisë duke thënë që s’e tradhtojmë kurrë besimin tuaj për botën serbe dhe është gjithashtu kali i betejës për fushatën tjetër”, tha ish-ambasadori.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026