Këngëtarja e njohur rumune: Këngën në shqip e bëra me ekipin tim rumun
Këngëtarja rumune Andreea Vilcan ka publikuar këngën e parë origjinale të saj në gjuhën shqipe të titulluar ‘Nuk e Di’.
Në një lidhje për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, Vilcan ka thënë se këngën e ka bërë me ekipin e saj rumun, por e ka ndihmuar edhe një shoqja e saj shqiptare për pjesën e gjuhës.
Ajo tha gjithashtu se klipi i këngës është xhiruar në Rumani, megjithëse shtoi se ishte ‘penduar’ që nuk e kishte xhiruar në Shqipëri gjatë kohës që ishte me pushime në vendin tonë.
“Publikimi i këngës shkoi shumë mirë, iu pëlqeu? Tashmë është shoqja ime nga Kosova Arbenita që më ndihmon herë pas here në gjuhën shqipe, që i shikon, i shkruan dhe i bëjmë së bashku. Ndërsa sa i përket kompozimit të këngës e banë ekipi i saj nga Rumania. Kënga është xhiruar në Rumani. Këtë verë isha me pushime në Shqipëri dhe mund ta kisha xhiruar atje”, tha Vilcan.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 19:03 Aleatët evropianë kërkojnë ndaljen e menjëhershme të dhunës në Sudan
- 18:57 Skafi pësoi defekt në ujë, Policia Kufitare shpëton turistin në Velipojë
- 18:49 Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)
- 18:36 Tragjedi në Itali, polici vdes gjatë ndjekjes me motor të automjetit me shqiptarë
- 18:30 Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
- 18:15 Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton ndryshimin e formatit të kampionatit, zbulohet skema