Dropull| Aktivizohen sërish zjarret, ndërhyn helikopteri për shuarjen e flakëve

22 Korrik 2024 | 13:56

Janë aktivizuar sërish zjarret në zonën e Dropullit.

Aktualisht vatrat janë aktive pranë fshatrave Dhuvjan, Vanistër, Goranxi dhe Derviçan.

Në terren ndodhen rreth 50 forca zjarrfikëse të Dropullit dhe të Forcave të Armatosura.

Zjarri ka nisur prej pasdites së djeshme dhe po përhapet me shpejtësi i ndihmuar nga era dhe terreni i thatë.

Gjatë paradites ka patur mbështetje nga ajri, ndërsa helikopteri ka ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Zjarri rrezikon t’u afrohet banesave ndërsa po ndërhyet me mjete rrethanore për shuarjen e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026