Bullizmi online, Taulant Balla paralajmëron ndërhyrje nga policia në TikTok

22 Korrik 2024 | 22:19

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh në Euronews Albania se sa i përket krimeve kibernetike në platformat sociale, kryesisht në Tiktok, po bashkëpunohet me ofruesit e shërbimeve për monitorimin e rasteve të bullizmit online.

Sipa ministrit, ky hap po ndërmerret sepse një pjesë e konsiderueshme e prindërve po kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme të policisë për rastë kur fëmijët e tyre bien “pre” e këtyre sulmeve.

“Një prej shqetësimeve që na sjellin prindërit është bullizmi online. Ne po punojmë me ofruesit e shërbimeve për të rritur monitorimin në gjuhën shqipe. Një problem të tillë e ka TikTok-u. Departamenti ynë kundër krimeve kibernetike po dokumenton raste të përditshme, për të mbrojtur jetën e njerëzve në hapësirën online.” -deklaroi Balla.

Kujtojmë që ditën e sotme, një ky rast jo pak i përsëritur, dy të rinj  nga Lezha morën peng një 17-vjeçar dhe pasi e ngacmuan seksualisht, të gjithë momentin e kanë publikuar në profilet e tyre në rrjetin social TikTok.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestohet “Vis Korçari” në Ksamil, tentoi t’i ikte policisë dhe përplasi makinat e dy efektivëve

Një 34-vjeçar i njohur me nofkën “Vis Korçari”, Elvis Koçi, alias Elvis Çaushllari, ka rënë në pranga pas një operacioni të përbashkët të forcave operacionale...
10:13 | 21/06/2026

Pasi u përplas nga një automjet dhe u godit nga një tjetër, humb jetën 37-vjeçari në Lushnjë

Një aksident me pasojë vdekjen e një 37-vjeçari, i identifikuar me inicialet T. V., ka ndodhur në Lushnjë, ndërsa viktima, pasi është përplasur nga një...
10:08 | 21/06/2026

Ministria e Punëve të Jashtme: Disa protestues me maska përdhosën flamurin e Izraelit në Tiranë, akt urrejtjeje

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka reaguar për mediat, duke bërë me dije se gjatë protestës së së shtunës,...
10:04 | 21/06/2026