Aksident në Vlorë| Makina përplas të miturin në zonën e Lungomares

23 Korrik 2024 | 14:29

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Lungomares në Vlorë.

Sipas burimeve për Euronews Albania bëhet me dije se një automjet aksidentoi një fëmijë 7-vjeç.

Po ashtu mësohet se i mituri fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

I mituri po tentonte të kalonte rrugën me vrap kur është goditur nga një automjet me ngjyrë të bardhë të tipit ‘Alfa Romeo’.

Bashkë me të në momentin e aksidentit ka qenë edhe një 12-vjeçar, i cili ka pasur dëmtime të lehta.

Drejtuesi i automjetit ‘Alfa Romeo’ ka qenë një 75-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i cili është shoqëruar në komisariat.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026