“Ia fusin gjumit në fushatë”, Sula: Ja deputetët “gjumashë” të PD që duan mandat
Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, ishte këtë të martë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania për të folur për mënyrën se si do të votojnë shqiptarët në zgjedhjet e 2025.
Deputeti tha se mënyra se si është propozuar të bëhet votimi është shumë e padrejtë. ai tha se ka deputetë që janë në lista 2-3 të parët dhe flenë gjumë e nuk bëjnë fushatë pasi ata e kanë të sigurt mandatin.
“Po të bisedosh ka lloj-lloj mendimesh e gjykimesh. Një koleg më tha mua që ato që janë para në listë mund të mos jenë fare në votë preferenciale, nuk do votohet për ta, ata do votojnë për Dashin, Rezartin nuk e preferojnë. Ose më e keqja, tjetri i fut një kokërr gjumi, se është formula, që 3-4 të parët do dalin, është sistemi i tillë. Por nuk duhet të harrojmë që nuk është njësoj si të futesh në fushatë me marsh të parë e të futesh me marsh të 5”,-tha deputeti Sula.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik