“30 mijë fëmijë me mitër artificiale”-Inxhinieri tregon si do përzgjidhen tiparet

24 Korrik 2024 | 07:58

Inxhinieri biomjekësor Ermand Mertenika ka folur në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews për projektin e krijimit të mitrës artificiale, që do të mbartë fëmijët në procesin invitro.

Mertenika tha se ky projekt parashikon edhe përzgjedhjen e tipareve të fëmijëve, duke modifikuar gjenet. (bëhet fjalë për 30 mijë fëmijë të tillë).

Ai tha se mund të thuhet se kemi të bëjmë me fëmijë të programuar, por shtoi se procesi është shumë natyral dhe sipas tij fëmijët do të jenë normal, madje edhe më të shëndetshëm se ata me lindje natyrale.

“Është një inovacion. Unë do të kaloj të analizojmë si mund të bëhet përzgjedhja e tipareve. Këtu kemi një ndërthurje të dy sektorëve. Kemi të bëjmë me inxhinierinë biomjekësore dhe inxhinierinë gjenetike.

Kjo është një inovacion që është hedhur në projekt, për të krijuar mitrën artificiale që të jetë me kushte biokimike me atë të nënës. Kjo është metoda për të rritur 9 muaj fetusin. Ka të bëjë me procesin e parë që ka të bëjë me krijimin e fetusit apo embrionit primar. Dhe pikërisht në këtë fazë mund të bëhet ajo që të modifikosh gjenet për të krijuar fëmijën, pra me menu.

Me anë të procesit invitro, që fëmija i përket prindërve, por të konfigurosh edhe fëmijën tënd. Fëmijë të programuar. Ky është një proces shumë natyral, për të krijuar një fëmijë normal që mund të jetë edhe shumë më i shëndetshëm se fëmijët normalë”, tha Mertenika.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024