Heqja e vizave për serbët në Veri| Berisha: Sulm ndaj Kosovës, BE mbështet Serbinë

24 Korrik 2024 | 10:35

Gazetari Rid Berisha e ka quajtur sulm ndaj Kosovës heqjen e vizave për serbët në Veri që posedojnë pasaporta serbe, të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë.

Komentet Berisha i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se njohja nga BE e pasaportave të lëshuara nga strukturat ilegale serbe në Kosovë, vë në dyshim nëse Prishtina duhet t’i besojë më Unionit.

Ai tha gjithashtu se ky vendim është gjithashtu edhe një sulm direkt mbi Bashkimin Europian dhe marrëveshjen e Stabilizim Asocimit të nënshkruar nga Kosova në vitin 2-15.

“Ka qenë lajm i papritur, për sa kohë që po ndodh një proces i zorshëm, thuajse i bllokuar i bisedimeve. Megjithë këto vështirësi të sotme, ky lajm nga Brukseli se BE njeh pasaportat e serbëve të lëshuara nga strukturat ilegale në Kosovë, është një sulm mbi 17 shkurtin 2008 dhe mbi marrëveshjen e Stabilizim Asocimit që ka nënshkruar Kosova në vitin 2015.

Është instrumenti i parë kontraktual që BE si entitet juridik lidh me cilindo vend që synon afirmimin e marrëdhëneve, kryesisht të tregut ekonomik, etj. Ky është një sulm direkt edhe mbi vete BE. Me këtë rast më duhet të shpreh një dëshmi nëse a duhet t’i besojmë më shumë Brukselit apo jo.

Në cilëndo pikëpamje, të moderimit të dialogut, në një traktat paqeje mes Kosovës e Serbisë, etj. Ekziston një version spekulaktiv që po qarkullon i paverifikuar se kjo mund të jetë një revansh ndaj Kurtit që bllokoi procesin e draft statutit duke mos e dërguar në Kushtetuese…”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026