Nga Armët te Kodi Zgjedhor e Dezinformimi, Çuçi bën bilancin e sesionit parlamentar

24 Korrik 2024 | 11:36

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, është shprehur se mazhoranca po përgatit një paketë që pritet të miratohet në Parlament, për të ‘rilindur’ sipas tij industrinë e armatimit.

Komentet Çuçi i bëri gjatë një mbledhjeje ku prezantoi bilancin e punës së sesionit parlamentar që po mbyllet.

Çuçi tha se në situatën gjeopolitike ku ndodhet bota sot, është e rëndësishme ‘rilindja’ e industrisë së armatimit.

Ai foli gjithashtu edhe për Komisionin e Dezinformimit, për të cilin tha se është i rëndësishëm me qëllim parandalimin e tentativave për minimin e demokracisë nga vendet jo-mike të Shqipërisë.

Sipas Çuçit, me rëndësi është edhe ndryshimi në ligjin për zonat e mbrojtura, i cili sipas tij, ndihmon në mirëmenaxhimin e tyre.

Çuçi foli edhe për kodin zgjedhor, për të cilin tha se po rishikohet dhe po diskutohet formula e përllogaritjes së mandateve.

“Po punohet ende për rishikimin e kodit zgjedhor. Po diskutohet formula e llogaritjes se mandateve.

Çdo tentativë që vjen nga vendet jomike me qëllim dezinfomimin në vendin tonë, ky komision është i rëndësishëm. Dezinformimi nuk është një fenomen i ri. Por sot ka një vëmendje të posaçme sepse bëhet me një qëllim të caktuar sepse lidhet me minimin e vlerave demokratike. Ne duhet të shohim ku kemi boshllëqe ligjore apo rregullatore lidhur me këtë çështje, që institucionet e rëndësisë kombëtare të mos preken nga kjo çështje.

Do të marrim edhe hapa në vijimësi me qëllim që këto minime të vlerave të mos ndikojnë në institucionet tona. Ka pasur disa ligje që kanë pasur mendësi të veçantë. Do veçoja një ndryshim në ligjin për zonat e mbrojtura.

E rëndësishme është edhe paketa që do miratohet për rilindjen e industrisë së armatimit. Jemi të gjithë koshientë se në situatën gjeopolitike ku ndodhet sot Europa është një domosdoshmëri. Ka kërkesë në tregun e brendshëm, por edhe të jashtëm. Ne kemi menduar që ta rilindim këtë industri”, tha Çuçi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026