Grupimi i Bashës: Rama dhe Berisha bashkojnë votat për lista të mbyllura

24 Korrik 2024 | 15:49

Grupimi i Bashës, Demokratët Euroatlantikë, shprehen se e vetmja mënyrë për të mbyllur listat është bashkimi i votave mes Ramës dhe Berishës.

Në një reagimi në rrjetet sociale, Demokratët Euroatlantikë shprehen se Rama dhe Berisha nuk duan deputetë të dalë nga vota e drejtpërdrejtë e qytetarëve, por kërkojnë kamikazë për të ngritur dorën në shërbim të klientelës së përbashkët dhe për t’i përdorur në luftën e tyre kundër SPAK.

Reagimi i plotë i Partisë Demokratike – Demokratët Euroatlantikë

E vetmja mënyrë për të mbyllur listat është bashkimi i votave mes Ramës dhe Berishës.

Edi Rama nuk i do listat e hapura, as nuk ka votat për t’i mbyllur ato. Prandaj i duhen votat e Berishës, për t’u hequr qytetarëve mundësinë të zgjedhin ata përfaqësuesit e tyre në Parlament.

Gjithçka tjetër është teatër.

Rama dhe Berisha nuk duan deputetë të dalë nga vota e drejtpërdrejtë e qytetarëve, por kërkojnë kamikazë për të ngritur dorën në shërbim të klientelës së përbashkët dhe për t’i përdorur në luftën e tyre kundër SPAK.

Por ashtu siç gënjyen për amnistinë, me të cilën liruan të korruptuarit e Edi Ramës dhe lanë në burg protestuesit, ashtu po gënjejnë edhe sot për pazarin e radhës.

Demokratët Euroatlantikë i bën thirrje deputetëve të dalë me vota opozitare, të mos bëhen pjesë e këtij pazari dhe t’i qëndrojnë zotimeve publike që kanë nënshkruar përpara shqiptarëve për një Reformë të vërtetë Zgjedhore, që u shërben shqiptarëve jo hallexhinjëve të SPAK!

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026