Shtohen rastet e helmimeve nga ushqimi, ja 3 produktetet që kontaminohen më lehtë

25 Korrik 2024 | 16:09

Rreth 150 pacientë paraqiten mesatarisht gjatë 24 orëve në urgjencën e Spitalit infektiv me problematika të ndryshme shëndetësore.

Në shumicën e rasteve, shkak i paraqitjes janë helmimet nga ushqimet e përdorura. Jo të pakta janë edhe rastet që paraqiten tek mjekët infeksionist në poliklinika.

Mjekja infeksioniste, Alma Hoxhaj thotë se muaji i verës pataqitet si muaji që ka më shumë raste për shkak të rritjeve të temperaturave, të cilat shumojnë mikrobet.

Por cilat janë ushqimet që shkaktojnë më shumë helmim dhe si bëhet ato të rrezikshme për shëndetin?

“Në krye të listës qëndrojnë mishi, veza dhe bulmeti. Të gjitha janë të përbëra nga mikroorganizma në përbërjen e tyre. Mos gatimi i tyre i mirë bën që të rritet rreziku nga helmimi, sidomos në stinën e verës.” –tha mjekja.

Higjena qëndron në krye të cdo këshille që mjekët japin për një shëndet të mire.

Në rastet e një helmimi ushqimor, mjekët rekomandojë që të konsumohet sa më shumë ujë dhe lëngje, e nëse simptomat vazhdojnë për më  shumë se 3 orë, mjekët kërkojnë që pacienti të paraqitet në poliklinikën më të afërt.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026