Sinner, mungesa e madhe! Tenisti numër 1 në botë tërhiqet nga lojërat olimpike
Numri 1 i botës së tenisit, Jannik Sinner nuk do të marrë pjesë në lojërat olimpike të Parisit, ndërsa këtë vendim e ka bërë të ditur vetë në rrjetet sociale.
22-vjeçari ka konfirmuar mungesën në kompeticionin më madhor, duke pohuar dhe arsyen e shkak është bërë gjendja gripale, e cila e ka shqetësuar atë. Pasditen e së mërkurës ishte vetë Sinner që reagoi në rrjetin social X, ku bën me dije se ka shfaqur probleme gjatë stërvitjes, e më pas mjeku i ka bërë të ditur që nuk është në gjendje të luajë.
“Jam i trishtuar t’ju informoj se fatkeqësisht nuk do të jem në gjendje të marr pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit. Pas një jave të mirë stërvitjeje në fushën me dhe, fillova të ndihesha keq. Kam kaluar disa ditë duke pushuar dhe kur shkova për një kontroll, mjeku zbuloi që kisha infeksion të bajameve dhe më këshilloi fuqimisht që të mos luaja. Mosmarrja pjesë në Lojërat Olimpike është një zhgënjim i madh sepse ishte një nga objektivat e mia kryesore këtë sezon”, shkroi në rrjetet sociale Sinner.
Italiani aktualisht renditet i pari në botë, ndërsa 2024 ka qenë një vit me fat për të, ku arriti të fitojë dhe Grand Slamin e parë në karrierë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kupa e botës së tenisit zhvillohet në Tiranë, 7 ekipe synojnë suksesin
- Halep përjashtohet nga tenisi për katër vjet
Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
- 17:56 Musk zgjeron X, nga rrjet social në platformë bankare
- 17:43 Botërori 2026 dhe debatet: Infantino thirret të dëshmojë në Kongres për lidhjet me Trumpin
- 17:33 Prokurori ukrainas do të hetojë çështje penale kundër udhëheqësit të Bjellorusisë
- 17:31 Burnham ngre Laburistët në sondazhe: Tejkalon Reform Uk të Nigel Farage
- 17:23 Premtimi u mbajt, Cucurella bën tatuazh fytyrën e trajnerit të Spanjës
- 17:05 Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?