Pagoi 750 euro rryshfet në zyrat e Kadastrës, dënohet me 8 muaj 64-vjeçari

26 Korrik 2024 | 12:06

GJKKO ka dënuar me 1 vit burg shtetasin Vladimir Zoto, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në bazë të gjykimit të shkurtuar, dënimi ulet në 8 muaj burg.

GJKKO thekson se në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim duke e vënë të pandehurin Vladimir Zoto në shërbim provë për një periudhë kohe prej 1 viti e 4 muaj.

64-vjeçari rezulton se ka paguar 750 euro rryshfet në zyrat e hipotekës për marrjen e një shërbimi.

NJOFTIMI I GJKKO:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurit Vladimir Zoto. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Irena Gjoka dhe Erjon Bani, me vendimin Nr. 47, datë 26.07.2024 vendosi:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Vladimir Zoto, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e parashikuar nga neni 244/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
  2. Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Vladimir Zoto me 8 (tetë) muaj burgim.
  3. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim duke e vënë të pandehurin Vladimir Zoto në provë për një periudhë kohe prej 1 (një) vit e 4 (katër) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vendbanimin e tij.
  4. Shpenzimet proceduriale të kryera gjatë fazës së hetimit në shumën 20.000 leke, si dhe shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim të pandehurit. 5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026