Policia bastis gjykatësit në Shkup, shkak skandalet në konkurset e Akademisë

26 Korrik 2024 | 16:38

Policia ka hyrë mbrëmë në Akademinë për gjykatës dhe prokuror në bazë të urdhrit të lëshuar nga Prokuroria themelore për ndjekjen e krimin të organizuar dhe korrupsionit.

Pyetur nga Euronews Albania për arsyet e bastijes ministria e Brendshme e Maqedonisë dha këtë përgjigje:

 “ Janë marrë të dhëna elektronike nga sistemi kompjuterik, janë konfiskuar telefona dhe dosje të gjykatësve dhe prokurorëve të zgjedhur. Aksioni po vazhdon. ”

Çdo konkurs i Akademisë  është shoqëruara me skandale. Në listën e personave që zgjidheshin si prokuror dhe gjykatës gjithmonë kishte emra të fëmijëve të funksionareve.

Barlet Xhaferi, djali i ish Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi u bë prokuror.

Biljana Ivanova, reja e Sekretares të përgjithshme të Kuvendit, Cvetanka Ivanova u bë gjykatëse.

Albulena Abazi, bashkëshortja e Prokurorit publik, Islam Abazi u zgjodh si prokurore.

Simona Mucunski, bashkëshortja e Ministrit aktual të jashtëm, Timço Mucunski, tanimë po punon si gjykatëse.

Kryeministri Hristijan Mickoski, që në ditët e para të mandatit paralajmëroi se do të ketë ndryshime ligjore. Madje ai shkoi edhe më larg, paralajmëroi që mund të bëhen edhe ndryshime kushtetuese me qëllim që vet gjykatësit dhe prokurorët të zgjedhin Këshillat përkatës, e jo të propozohen nga politika.

 “Ta ndryshojmë ligjin, e nëse është nevoja edhe Kushtetutën dhe në vend të këtyre që kanë besueshmëri tek qytetarët vetëm 2% vetë prokurorët dhe gjykatësit, e jo Qeveria, as Kuvendi e as Presidenti, por vet ata të zgjedhin përfaqësuesit e vet në këto institucione. ”

Ideja e Kryeministrit u kundërshtua fort nga ambasadorët. Ambasadorja e SHBA-së, Ageler, kërkoi nga institucionet e drejtësisë që të mbrohen nga sulmet e politikës, por u pajtua se besimi tek qytetarët është shumë i ulët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026