Piktorja që tjetërson Gjirokastrën: Dëshroj të jem emër i afirmuar i artit figurativ
Artistja e re Joana Labi ka improvizuar atelienë e saj në mjediset e zonës muzeale të Gjirokastrës.
Ajo pikturon plot dëshirë dhe pasion përgjatë rrugëve të kalldrëmta duke ekspozuar punimet artistike që tërheqin vëmendjen e banorëve dhe turistëve.
Joana shprehet se me pasionin për artet figurative ka spikatur që fëmijë dhe me kalimin e viteve është bërë pjesë e pandashme e jetës së saj
“Fillimet e këtij profesioni nisën qysh kur isha në shkollën 9-vjeçare me disa vizatime të thjeshta dhe një mësuesi im më spikati dhe zgjodha rrugën për të shkuar në Liceun Artistik dhe më pas vazhdova Akademinë e Arteve për punimet në qeramikë.” –tregon Joana.
Punimet e artistes së re janë nga më të larmishmet dhe plot motive tërheqëse.
Këtë verë ajo ja ka përkushtuar qytetit të lindjes duke punuar në zonën karakteristike.
Artistja e re gjirokastrite dëshirën të realizojë ëndrrën e saj për të qenë një emër i afirmuar në artet figurative.
“Nëse njeriu është me pasion dhe e ka në shpirt gjënë e tij sado të vështira të jenë rrugët sërish të bën që të ecësh përpara dhe të vazhdosh ëndrrën tënde dhe pasionin tënd.” -tha artistja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës