Gazetarja: Po gabojmë me strategjinë e të reklamuarit si një vend low-cost
Gazetarja Albana Nanaj ndau në emisionin Review një nga eksperiencat e saj në një komunikim që kishte pasur me disa operatorë të turizmit nga Italia.
Sipas saj, nga biseda që ka pasur me këta operatorë apo të vendeve fqinje, ka kuptuar se Shqipërisë i është krijuar imazhi i një vendi të lirë.
“Mua më kanë marrë në telefon operatorë italianë dhe më kanë thënë që donin dhoma vetëm në Ksamil dhe kur ju jep çmimet, ata thonë që qenka në të njëjtin vend si Sardenja. Do të thotë që ne po gabojmë me strategjinë e të reklamuarit veten si low-cost.” –tha ajo.
Më tej, gazetarja tha se pozicioni i mirë gjeografik duhet shfrytëzuar në favor të vendit, por pa krijuar perceptimin e të qenurit në të njëjtin nivel me plazhet në Maldive.
“Pozicioni ynë gjeografik është shumë i mirë, ne duhet të shitemi si vend mesdhetar, ashtu siç jemi. Ashtu siç shiten vendet fqinje, kemi Italinë që ka shumë plazhe si Maldivet. Ne nuk e kemi rërën e bardhë si Maldivet. Ne e shesim vendin tonë si loë-cost, kur në fakt nuk jemi kështu.” -përfundoi Nanaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk