Rama nxjerr emrat: Spiropali në krye të Kuvendit, Çuçi nënkryetar dhe Peleshi…

28 Korrik 2024 | 14:09

Kryeministri Edi Rama ka propozuar emrin e Elisa Spiropalit për kryetare të re të Kuvendit, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës nga kjo detyrë.

Po ashtu Rama propozoi emrin e Bledi Çuçit për detyrën e nënkryetarit të Parlamentit dhe emrin e Niko Peleshit (ministrit aktual të Mbrojtjes) për drejtues të Grupit Parlamentar të PS.

Këto ndryshime do të miratohen në një seancë të posaçme të Kuvendit.

“Dua t’iu informoj se do i propozoj grupit parlamentar se në një seancë të menjëhershme dhe të posaçme të Kuvendit, t’i japim gjithë mbështetjen Elisa Spiropalit për të marrë drejtimin e Parlamentit. E mor Pand, e shikon çfarë duartrokitjesh, na u rritën kalamajtë. Po ashtu do të propozoj që Bledi Çuçi të marrë detyrën e nënkryetarit të Parlamentit, ndërsa Niko Peleshi drejtimin e Grupit Parlamentar socialist”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026