Kryeprokurori i Vlorës nën arrest, gazetarja: Ja dosja e bujshme ku ishte implikuar

30 Korrik 2024 | 13:14

Gazetarja Klodiana Lala ishte këtë të martë e ftuar në Euronews Albania ku ka folur rreth ngjarjes së ditës së djeshme, ku kryeprokurori Aurel Zarka u arrestua ndërsa tre persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Ajo tha se arrestimi i tij vjen pasi ai dyshohet të jetë i implikuar në një çështje hetimore, Toyota Auris,  e cila ndër vite ka kaluar në duart e dhjetë prokurorëve dhe që ka pasur interes të madh nga aiutoritetet belge,

“Aurel Zarka është arrestuar mëngjesin e djeshëm nën dyshimet se është i implikuar në një çështje hetimore që ka të bëjë me “Toyota Auris”. Ka qenë zoti Lulzim Basha ai që ka bërë një denoncim. Pas denoncimit të tij në Kuvend, policia e shtetit zbuloi në dy Toyota Auris një shumë prej 3.4 milionë eurosh.

Një shumë që dyshohet se rridhte nga aktiviteti i paligjshëm kriminal dhe mendohej se këto para ishin nga Britania e Madhe, pikënisja e tyre ishte nga Belgjika e më pas kishin udhëtuar në drejtim të portit të Durrësit ku edhe u bllokuan. Përveç prokrurorit të Vlorës, i cili rezulton i përfshirë, janë shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë.  Dyshimet janë se në momentet e fundit mund të ketë patur një dekonspirim, por ende nuk ka një konkluzion nga ana e prokurorisë”,-tha Lala.

Lala tha se zbërthimi i mesazheve në SkyECC është vetëm një pjesë e hetimit, pasi sipas saj autoritetet belge ishin shumë të interesuara për zbardhjen e kësaj çështje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026