Murtaja e bagëtive në vendin fqinj, në Shqipëri Task Forcë për monitorim të situatës

7 Gusht 2024 | 13:10

Në Shqipëri Shërbimi Veterinar ka kaluar në gatishmëri pasi në vendet në kufi me vendin tonë janë zbuluar vatra aktive me bruçelozë te kafshët.

Në kushtet e mbizotërimit të një situate kaq problematike në vendet fqinje, Shërbimi Veterinar Rajonal, Korçë-Elbasan-Berat ka ngritur task-forcë me 11 grupe në terren duke e përqendruar vëmendjen në akset nacionale.

Kreu Rajonal i këtij shërbimi, Spiro Hunçi, bën me dije se grupet e ngritura do të verifikojnë çdo rast të dyshimtë, ndërsa thirrja shkon kryesisht për fermerët e zonave kufitare me vendin fqinj të tregojnë kujdes të shtuar.

Shërbimit Veterinar Elbasan dhe kreu i saj, Fatmir Ozuni i kanë njohur blegtorët e këtyre Qarqeve me simptomat që tregojnë se bagëtitë janë të prekura nga kjo sëmundje. Nëse rastet me murtajë ende nuk janë identifikuar në vendin tonë, ato me bruçelozë janë aktive. Një vatër e re është shfaqur së fundmi në një stallë me bagëti të imta në zonën e Korçës.

Nëse rastet me murtajë ende nuk janë identifikuar në vendin tonë, ato me bruçelozë janë aktive. Një vatër e re është shfaqur së fundmi në një stallë me bagëti të imta në zonën e Korçës.

Krahas shqetësimit që ka përfshirë autoritetet dhe konsumatorin vendas, bëhet me dije se qytetarët nuk janë të rrezikuar nga murtaja dhe bruçeloza pasi në dyqane dhe tregje tregtohet mish i kontrolluar.

Aktualisht mbetet prioritet i autoriteteve shqiptare menaxhimi i rasteve të shfaqjes së mundshme të murtajës dhe brucelozës në zonat të ndryshme të Shqipërinë, pasi në vendet fqinje rastet e zbuluara janë të shumta dhe përhapja duket e pa shmangshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026