Programi për sigurinë, Basha: Krijimi i Xhandarmërisë dhe reformimi i Policisë
Ish-kryedemokrati Lulzim Basha, ka shpërndarë në Facebook pikat e programit të prezantuar në 1 qershor për rendin dhe sigurinë kombëtare.
Në funksion të sigurisë, mbrojtjes së jetës, pronës dhe shëndetit të qytetarëve, Basha shprehet se angazhimet kryesore do jenë krijimi i Xhandarmërisë Kombëtare e cila do ketë në fokus luftën kundër krimit dhe disa funksione të tjera.
Ai më tej shprehet se do të bëhet një reformim të strukturave të Policisë së Shtetit, pastrimin e saj nga personat me lidhje kriminale dhe trajtim financiar më të mirë me rritje page në masën 50%.
Si firmëtar i integrimit në NATO, një tjetër zotim i kreut të Demokratëve Euroatlantikë është edhe mbështetja e politikave të aleancës duke rritur shpenzimet reale për mbrojtjen.
Postimi i plotë i Lulzim Bashës:
Përkushtimi ynë është një Shqipëri e fortë, që garanton rend dhe siguri brenda kufijve të vet dhe projekton forcë dhe gatishmëri për të mbrojtur vlerat e demokracisë dhe interesit tonë kombëtar në rajon e kudo ku NATO të ketë nevojë.
Në funksion të rendit, sigurisë, mbrojtjes së jetës, pronës dhe shëndetit të qytetarëve do të mundësojmë:
- Krijimin e Xhandarmërisë Kombëtare, si një forcë elitë e specializuar, e përbërë prej 1000 efektivë, e cila do të këtë në fokus të saj:
* luftën kundër krimit;
* ruajtjen e rendit dhe sigurinë publike;
* ndërhyrjen në operacionet kundër Akteve Terroriste;
* angazhimin në rastet e Emergjencave Natyrore;
* mbështetjen e Forcave të Armatosura në raste të operacioneve ushtarake.
- Reformimin e strukturës së Policisë së Shtetit në përshtatje me situatën e kriminalitetit në vend;
- Pastrimin e Policisë së Shtetit nga personat me lidhje kriminale, nëpërmjet një procesi ligjor, transparent dhe të besueshëm;
- Do të përmirësojmë trajtimin financiar të punonjësve të rendit dhe sigurisë, duke rritur pagën në masën 50%;
Në funksion të Sigurisë Kombëtare:
- Prioritet do të jetë zhvillimi i partneriteteve strategjike me vendet e aleancës në vlerësimin e përbashkët të rreziqeve dhe kërcënimeve të hapësirës Euro-Atlantike;
- Themelimi i Komandës së Mbrojtjes Kibernetike, e cila ka përgjegjësi për të garantuar funksionimin e infrastrukturave kritike dhe sigurimin e hapësirës kibernetike të Forcave të Armatosura dhe të partnerëve tanë të NATO-s në Shqipëri;
- Krijimi i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare brenda vitit 2029, e cila do të jetë një agjenci e koordinimit të Sigurisë dhe inteligjencës;
- Si firmëtar i integrimit në NATO, do të mbështes politikat e NATO-s duke rritur shpenzimet reale për mbrojtjen, në interes të sigurisë kombëtare;
- Fuqizimi i kapaciteteve të mbrojtjes do të realizohet në ndërveprim me Kosovën dhe do të jetë udhërrëfyesi i forcimit të kapaciteteve të mbrojtjes;
- Do të mundësojmë përmes Reformës në Forcat e Armatosura shërbimin aktiv të të paktën 5000 djemve dhe vajzave për një periudhë kohore prej jo më pak se 4 vitesh. Gjatë kësaj kohe ata do të mund të studiojnë me shpenzimet e Forcave të Armatosura, të marrin profesion, si dhe të vazhdojnë të shërbejnë si rezervistë në Forcat e Armatosura deri në moshën 45 vjeçare.
#ShqipëriaMeritonMëShumë
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)