“Athina Mou” sërish në Tiranë, Kostandinos Argiros dhuron spektakël në kryeqytet
Këngëtari i mirënjohur grek, Kostandinos Argiros, dhuroi spektakël mbrëmjen e 23 gushtit në Tiranë.
I rikthyer në Shqipëri për të katërtën herë dhe me premtimin që do të rikthehet sërish në vendin tonë, këngëtari grek me famë botërore dha një shfaqje magjike ‘live’ me orkestrën e tij.
Mes dhjetëra këngëve të njohura të tij, pa dyshim që në koncertin e mbajtur në ‘Spectapolis’, në stadiumin ‘Selman Stërmasi’, nuk mungoi edhe hiti i tij më i dëgjuar në katër vite “Athina Mou”.
Qindra qytetarë shijuan baladat e tij për gati dy orë, ndërsa nuk mungoi dhe entuziazmi dhe duartrokitjet për artistin grek.
Pak para koncertit në një konferencë për shtyp, këngëtari fitues i disa çmimeve tha se muzika i bashkon popujt dhe do të donte shumë që të bashkëpunonte edhe me këngëtarë shqiptarë.
“Këngëtarë shqiptarë dhe artistë shqiptarë kanë karrierë shumë të veçantë jashtë vendit. Muzika bashkon popujt. Kështu që në të ardhmen do të doja të kisha bashkëpunim dhe me artistë shqiptarë. Erdha para dy vitesh në Tiranë, për herë të parë. Edhe pas dy vitesh kam parë shumë ndryshim dhe zhvillim të madh në Tiranë. Është një nga qytetet shumë të mira. Sepse njerëzit bëjnë vendin dhe zemra e shqiptarëve është shumë e madhe. Gëzohem shumë që shoh zhvillim dhe me zi pres që të shoh dhe qytete të tjera të Shqipërisë”, tregoi ai.
Konstantinos Argiros, ka më shumë se 41 milion transmetime audio dhe 10 këngë hit që kalojnë 1 milionë transmetime në Spotify, ndërsa videoklipet e tij kanë më shumë se 380 milionë shikime në YouTube.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat