Kakavijë, 10 mijë persona lëvizën në kufi në 24 orë
Në doganën e Kakavijës vazhdon fluksi i lëvizjes në të dyja anët e kufirit me Greqinë.
Policia Kufitare në Gjirokastër bën të ditur se në 24 orët e fundit në Kakavijë janë përpunuar 10004 shtetas në hyrje – dalje, nga të cilët 3478 në hyrje dhe 6526 në dalje, si dhe 3182 mjete në hyrje – dalje, nga të cilat 995 në hyrje dhe 2187 në dalje.
Dita e diel në doganën e Kakavijës regjistroi sërish një fluks të shtuar të këmbësorëve dhe automjeteve në daljet nga Shqipëria.
Policia Kufitare në Kakavije por edhe dogana greke kanë punuar me numër më të lartë sportelesh për të evituar radhët e gjata në kufi. Fundi i muajit gusht përkon me kthimin e bashkatdhetarëve tanë në Greqi pasi kaluan pushimet në vendlindje, duke bërë që fluksi i lëvizjes në doganën e Kakavijës të vazhdojë jetë i lartë.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve