Mbetjet nga Shqipëria, Shehaj: Të rrezikshme, u trafikuan! Ja si i deklaroi kompania
Deputeti dhe kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është shprehur se mbetjet toksike që ishin nisur nga Shqipëria për në lindjen e largët, po trafikoheshin.
Komentet Shehaj i bëri teksa ishte i ftuar në Euronews Albania, ku tha se eksporti i mbetjeve toksike nga Shqipëria lejohet, por duhet ndjekur një procedurë e veçantë, që në rastin konkret, sipas tij nuk është zbatuar.
Sipas Shehajt, kompania që merret me eksportimin dhe importimin e mbetjeve të rrezikshme kishte deklaruar se sasia prej 800 ton mbetjesh toksike nuk ishin të tilla, por një material i zakonshëm.
Trafikimi i këtyre mbetjeve, sipas tij ishte gjëja që alarmoi gjithë botën, duke bërë mediat të reagonin.
“Nëse kanë dalë mbetje toksike nga Shqipëria, të deklaruara si një mineral jo të rrezikshëm, normale që ato do i kthejnë në Shqipëri. Janë trafikuar. Fakt është që në 6 korrik jepet alarmi. Kjo ka alarmuar botën, por trafikoheshin 800 ton mbetje toksike. Si kanë dalë këto mbetje nga Porti i Durrësit? Kjo është deklarata e subjektit të licencuar nga ministrja.
Ky subjekt është i licencuar për transport mbetjesh të rrezikshme. Kjo është deklarata ku thotë praktikisht që nuk po eksporton mbetje toksike, por një material jo të rrezikshëm. Të gjitha janë të lejuara, edhe mbetjet toksike, por kanë një procedurë të veçantë. Ky subjekt është i licencuar nga Ministria e Mjedisit, është i njëjti subjekt që është edhe eksportues edhe importues.
Është një lojë praktikisht. E dinin të gjithë. Ky subjekt nuk merret me transport materialesh të zakonshme. Eksportimi i mbetjeve toksike lejohet nga Shqipëria, por problemi është se janë trafikuar. Është deklaruar material tjetër dhe këto mbetje do kthehen në Shqipëri”, tha Shehaj.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat