Ofertë e çmendur nga Arabia për Vinicius, Perez refuzon gjysmë mld euro: Dyfishojeni
Performanca e jashtëzakonshme sezonin e shkuar bërn që Vini Jr të jetë ndër lojtarët më të kërkuar në botën e futbollit, por duke njohur Perez, ekipet europiane janë zmbrapsur, ndërsa interesi vijon në botën arabe. Nga 400 milionë euro që ishte oferta e pak ditëve më parë në drejtim të Los Blancos, duket se klubi, emri i të cilit nuk është publikuar, por që merr pjesë në Saudi Pro League, ka bërë ofertën e dytë, plot 500 mln euro për kartonin e tij. Vetë 24-vjeçari do të përfitonte 200 milionë euro në sezon, por duket se paratë nuk janë në plan të parë.
Presidenti Fiorentino Perez ka bërë të qartë se çdo klub që dëshiron shërbimet e Vini Jr, do të duhet të paguajë 1 mld euro klauzolë, shifër e cila me gjasa nuk përballohet nga askush. Fondi i investimeve publike që zotëron 4 ekipe të Arabisë Saudite e ka konfirmuar më parë se paratë nuk janë problem, por këmbëngulja e Realit bën që Vini të mbetet te galaktikët.
Menaxherët e futbollistit kanë pohuar se lojtari nuk do të rinovojë në 2027-ën menjëherë, pasi fillimisht kërkon kohën e nevojshme për të shqyrtuar ofertat që do të vijnë.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë