Bardhi zbulon diskutimet në mbledhjen e Grupit të PD: Zgjedhje të lira e të ndershme

2 Shtator 2024 | 14:08

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka folur pas mbledhjes së Grupit të PD, ku ka treguar çfarë kanë diskutuar deputetët.

Bardhi tha për mediat se çështja kryesore për të cilën është diskutuar është ajo e zgjedhjeve të lira e të ndershme, për të cilën sipas tij, Shqipëria si vend kandidat për në BE ka detyrimin t’i sigurojë.

Po ashtu Bardhi tha se në mbledhje është diskutuar mbi disa kërkesa për interpelancë nga ana e opozitës, për disa çështje.

Bardhi tha gjithashtu se në mbledhje u fol edhe për vijimin e aksionit opozitar, ku sipas tij, opozita pritet të propozojë projektligj për minimumin jetik dhe rritjen e pensioneve.

“Shqipëria ka detyrimin për të respektuar rekomandimet e OSBE-ODIHR. Ka detyrim si vend kandidat për në BE që të garantojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Shëmtinë e zgjedhjeve ku diktojnë paratë e krimit të organizuar, Shqipëria duhet ta lërë pas. Veç këtij objektivi të grupit, kemi diskutuar për paraqitjen e disa kërkesave për Komision Hetimor në nisjen e këtij sesioni.

Do të ketë disa kërkesa për interpelancë, një prej të cilave, atë për mbetjet e rrezikshme me kryeministrin Rama e kemi dorëzuar. Kolegu Dogjani ka depozituar një kërkesë për interpelancë me ministrin e Brendshëm për situatën e rendit dhe sigurisë publike gjatë kësaj periudhe ku ka patur zhvillime dramatike, për të cilat duhet të ketë raportim në Kuvend.

Së treti kemi përcaktuar edhe 3 çështjet tematike të interesit të qytetarëve ku do të fokusohet puna jonë, që ka të bëjë me propozimin tonë për vendosjen e minimumit jetik për të ndihmuar shtresat në nevojë, projektligji për rritjen e pensioneve. Është e papranueshme që gjatë këtyre viteve të mos ketë një reformë reale për rritjen e pensioneve për këtë kategori. Aksion politik e parlamentar me moton nuk ka zgjidhje pa zgjedhje të ndershme”, tha Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026